Pantollonat më në trend që po adhurohen edhe nga yjet botërore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Supermodeli i pantallonave më në trend i 2022-shit po cilësohen të jenë ato “cargo”.

Sipas redaktores së edicionit britanik të revistës “Vogue”, janë shpallur modeli më trendi i 2022-shit.

Ky model universal, është rikthyer sërish në skenën e modës i cili vishej nga femrat dhe meshkujt n fillim të shekullit të 20-të.

Një model i tillë adhurohet edhe nga yjet botërore si Rihanna, Gigi dhe Bela Hadid.

Modeli u krijua fillimisht për ushtrinë britanike, ato ishin praktike, sidomos falë xhepave të shumtë, që janë një nga arsyet e popullaritetit të tyre.

Në fillim të shekullit të 21-të, e mposhtën rolin e “uniformave” dhe u zhvendosën në rrugë dhe shumë shpejt u bënë trendi kryesor.

Në skenën e modës u kthyen nga shtëpitë e mëdha të modës dhe markat “high street” si Tom Ford, Diesel, Balmain, Blumarine, Dion Lee, të cilët i përfshinë në koleksionet e tyre këtë vit.

Siç theksojnë stilistët, ato përshtaten në mënyrë perfekte me atlete dhe këpucë me taka!

Share This Article