Papa bën thirrje të anulohet borxhi i vendeve të varfra

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Papa Françesku përsëriti thirrjen për anulimin e borxhit që kanë vendet e varfra. Ai tha se për shkak të pandemisë është koha për “drejtësi rikuperuese”.

Papa po përgatitet për një audiencë me prani të publikut që do të mbahet të mërkurën. Kjo është audienca e parë e tillë që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit në Itali, gjashtë muaj më parë, raporton AFP.

“Unë përsëris thirrjen time për anulimin e borxhit të vendeve më të rrezikuara, si shenjë e njohjes së ndikimit të rëndë të krizës mjekësore, sociale dhe ekonomike që po përballen këto vende si pasojë e COVID-19”, tha kreu i Kishës Katolike.

Banka Botërore paralajmëroi muajin e kaluar se pandemia mund të ketë çuar deri në 100 milionë njerëz në varfëri ekstreme. Ekonomitë e zhvilluara tashmë janë zotuar të pezullojnë deri në fund të vitit pagesat e borxhit të vendeve më të varfra./REL/

Share This Article