Papa bën thirrje të ndalet kriza në Ukrainë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Papa Françesku ka bërë thirrje këtë të diel për një ditë ndërkombëtare të “lutjes për paqe” më 26 janar, që të ndalet përkeqësimi i krizës në Ukrainë, duke thënë se tensionet po kërcënojnë sigurinë e Evropës dhe rrezikojnë pasoja të mëdha.

Ai poashtu bëri thirrje që bisedimet politike të kenë në fokus “vëllazërinë njerëzore në vend të interesave partiake”.

“Po ndjek me shqetësim tensionet në rritje që kërcënojnë të shkaktojnë një goditje të re për paqen në Ukrainë dhe të vënë në dyshim sigurinë e Evropës, që mund të ketë pasoja edhe më të mëdha”, tha ai, raporton Reuters.

Ai u bëri thirrje “të gjithë njerëzve të vullnetit të mirë” që të luten të mërkurën e ardhshme, në mënyrë që të gjitha nismat politike “të jenë në shërbim të vëllazërisë njerëzore” dhe jo të interesave partiake.

Vatikani nuk dha detaje se si Papa do ta shënonte ditën ndërkombëtare për lutjen për paqe për Ukrainën.

Të premten Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe paralajmëroi për një përgjigje “të shpejtë dhe të ashpër” nëse Rusia pushton Ukrainën pasi ka vendosur trupa pranë kufirit të saj.

Moska nga ana tjetër, që ka mohuar se po planifikon ta pushtojë Ukrainën. Ajo ka kërkuar garanci nga NATO-ja, që do të ndalonte anëtarësimin e ish-shteteve sovjetike, siç është Ukraina, në këtë aleancë ushtarake.

Share This Article