Papa denoncon abuzimin ndaj të sëmurëve me Alzheimer

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Papa Françesku bëri thirrje për t’u dhënë një mbështetje më të madhe të sëmurëve me Alzheimer dhe atyre që kujdesen për ta, duke u shprehur se njerëzit e sëmurë shpesh abuzohen.

“Të sëmurët shpesh janë viktima të dhunës, abuzimit dhe trajtimit të keq, që dëmtojnë dinjitetin e tyre”, tha Papa gjatë audiencës së tij në Vatikan, në një mesazh me rastin e Ditës Botërore të Alzheimerit, më 21 shtator.

“Le të lutemi për një ndryshim në zemër, për njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit, për familjet e tyre dhe për ata që kujdesen për ta me dashuri,” tha ai.

Sipas Raportit Botëror të Alzheimerit 2018, një person në botë preket çdo tri sekonda nga një formë demence./ATSH/

Share This Article