Papa Françesku: Aborti është vrasje

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Aborti është vrasje. Kush aborton, vret. Është jetë njeriu, pikë. Dhe se jeta e njeriut duhet të respektohet”, tha Papa Françesku

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku tha se aborti është vrasje, por theksoi se peshkopët duhet të jenë priftërinj pastorë dhe jo të marrin anë politike, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Aborti është vrasje. Kush aborton, vret. Ë​​​​​​​shtë jetë njeriu, pikë. Dhe se jeta e njeriut duhet të respektohet”, u tha Papa Françesku gazetarëve gjatë kthimit nga Hungaria dhe Sllovakia.

Ai po ashtu u tha gazetarëve se peshkopët veprojnë në një mënyrë që nuk është pastorale por politike.

“Nëse shikojmë historinë e Kishës, do të shohim se çdo herë që peshkopët janë marrë me një problem jo si pastorë. Ata kanë marrë qëndrim politik për një problem politik”, tha ai.

Duke folur për martesat e gjinive të njëjta ai tha se “martesa si një sakrament është midis një burri dhe një gruaje”.

Për hezitimin e vaksinës kundër COVID-19 në disa vende, Papa theksoi se ka edhe disa anti-vakserë në Kolegjin e Kardinalëve dhe njëri prej tyre u shtrua në spital për shkak të virusit.

“Në Vatikan të gjithë janë vaksinuar, përveç një grupi të vogël në studime për të ditur se si t’i ndihmojnë ata”, shtoi Papa.

Share This Article