Papa Françesku dhe kleriku shiit diskutojnë për sigurinë e të krishterëve në Irak

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Papa Françesku është takuar me një klerik të lartë shiit, në kuadër të një udhëtimi historik në Irak.

Takimi i 6 marsit me Aystollah Ali al-Sistani është zhvilluar në qytetin e shenjtë Najaf, teksa Papa ka tentuar të dërgojë mesazh për bashkëjetesë paqësore dhe të mbështesë pakicën e krishterë në Irak.

Kjo vizitë është transmetuar drejtpërdrejt në televizionin irakian, dhe banorët janë parë duke përshëndetur takimin me mes të liderëve të dy religjioneve.

Al-Sistani është figurë e rëndësishme në mesin e pakicës shiite në Irak dhe respektohet nga bota shiite.

Pas mbajtjes së takimeve me dyer të mbyllura, al-Sistani ka lëshuar një deklaratë, duke thënë se të krishterët në Irak duhet të jetojnë në paqe dhe të gëzojnë të njëjtat të drejta sikurse irakianët e tjerë.

Vatikani, në anën tjetër, ka thënë se Papa Françesku ka falënderuar al-Sistanin dhe popullin shiit, për “ngritje të zërit në mbrojtje të atyre që janë më të dobët dhe më të persekutuar”.

Pakica e krishterë në Irak dikur vlerësohej se përbëhej nga 1.4 milion banorë.

Mirëpo si pasojë e konflikeve, tani besohet se në Irak janë rreth 300,000 të krishterë, shumica prej të cilëve janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Irakianët kanë mirëpritur vizitën dhe vëmendjen ndërkombëtare që i është dhënë shtetit të tyre, i cili tenton të rimëkëmbet nga dekada të luftës dhe trazirave.

Shtete tjera me shumicë myslimane, që ka vizituar Papa Françesku në të kaluarën janë: Turqia, Jordania, Azerbajxhani dhe territoret palestineze.

Share This Article