Papa Françesku emëron Nuncin e ri Apostolik në Shqipëri, Imzot Luigi Bonazzin që zëvendëson Charles John Brown.
Imzot Bonazzi ka qenë më parë Nunc Apostolik në Haiti, Kubë, Lituani, Estoni dhe Letoni dhe së fundmi në Kanada.
Në një letër drejtuar krerëve të Kishës në Shqipëri, Bonazzi thotë se kjo ishte një dhuratë e papritur për të nga Papa dhe nuk e fsheh që po vjen me gëzim në Shqipëri.
T. Imzot Bonazzi ka lindur në Gazzaniga (Bergamo) më 19 qershor 1948. Është shuguruar meshtar me 30 qershor të viti 1973 për Dioqezën e Bergamos. Është i diplomuar në Shkencat e Edukimit. Me dt. 25 mars të vitit 1980 ka hyrë në Shërbimin Diplomatik të Selisë Shenjte dhe më vonë ka punuar pranë përfaqësive diplomatike në Kamerun, Trinidad dhe Tobago, Maltë, Mozambik, Spanjë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Itali dhe Kanada. Ka qenë emëruar Nunc Apostolik në Haiti më 19 qershor të vitit 1999, në Kubë më 30 mars të vitit 2004, në Lituani dhe Estoni më 14 mars të vitit 2009 dhe në Letoni më 25 mars 2009. Dhe, në fund, Nunc Apostolik në Kanada me 18 dhjetor të vitit 2013”, thuhet në njoftim./BalkanWeb/