ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin 9 hours ago
Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës 9 hours ago
Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet 9 hours ago
“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave 9 hours ago
Tokio bie nga ‘froni’, ky është qyteti më i populluar i botës 9 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Papa Françesku heq dorë nga takimi me patriarkun ortodoks rus: Ç’vlerë do të kishte të shkoj në Kiev nëse lufta vazhdon të nesërmen?!

albnews by albnews
23 April, 2022
in Bota
0
Papa Françesku heq dorë nga takimi me patriarkun ortodoks rus: Ç’vlerë do të kishte të shkoj në Kiev nëse lufta vazhdon të nesërmen?!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Papa Françesku ka thënë se ka hequr dorë nga planet për t’u takuar në qershor me Patriarkun Ortodoks rus Kirill, një aleat i presidentit rus Vladimir Putin i cili ka mbështetur luftën e Moskës në Ukrainë.

Ati i Shenjtë, i cili ka kritikuar disa herë në mënyrë të nënkuptuar Rusinë dhe presidetin rus për luftën, i tha në një intervistë gazetës argjentinase La Nacion se i vinte keq që plani duhej “pezulluar” sepse diplomatët e Vatikanit e kishin këshilluar se një takim i tillë “mund të shkaktonte shumë konfuzion në këtë moment.”

RelatedPosts

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

Tokio bie nga ‘froni’, ky është qyteti më i populluar i botës

Harxhoi lekët e burrit në kumar dhe shkoi të grabiste vjehrrën, si nusja m*sakroi të moshuarën brenda banesës: Më njohu

Në Moskë, agjencia e lajmeve RIA citoi Mitropolitin Hilarion, një zyrtar i lartë i Kishës Ortodokse Ruse, të thoshte se takimi u shty sepse “ngjarjet e dy muajve të fundit” do të kishin krijuar shumë vështirësi në përgatitjen e tij.

Agjencia Reuters njoftoi më 11 prill se Vatikani po shqyrtonte mundësinë e zgjatjes me një ditë të udhëtimit të Papës në Liban planifikuar më 12-13 qershor, në mënyrë që ai të mund të takohej me Kirillin më 14 qershor në Jerusalem.

Kirill, 75 vjeç, ka dhënë bekimin e tij të plotë për pushtimin rus të Ukrainës që kur filloi më 24 shkurt, një pozicion që ka shkaktuar ndasi në Kishën Ortodokse në mbarë botën dhe ka shkaktuar një rebelim të brendshëm që teologët dhe akademikët thonë se është i paprecedentë.

Papa Françesku, 85 vjeç, ka përdorur shprehje si agresioni i pajustifikuar dhe ndërhyrje në komentet e tij publike për luftën dhe ka kritikuar mizoritë kundër civilëve.

I pyetur në intervistë pse ai kurrë nuk e ka përmendur Rusinë apo presidentin Putin direkt, Françesku u citua të ketë thënë: “Një papë nuk përmend kurrë e emër një kryetar shteti, aq më pak një vend që është mbi kreun të shtetit të tij.”

Presidenti Putin, një anëtar i Kishës Ortodokse Ruse, i ka përshkruar veprimet e Moskës si një “operacion special ushtarak” në Ukrainë që synon çmilitarizimin dhe “denazifikimin” e vendit. Moska ka mohuar të ketë vënë në shënjestër civilët.

Françesku ka hedhur poshtë në mënyrë specifike terminologjinë ruse, duke e quajtur atë një luftë që ka shkaktuar “lumenj gjaku”.

Papa tha në fillim të këtij muaji se ai po konsideronte mundësinë e një udhëtimi në Kiev, duke u thënë gazetarëve gjatë një fluturimi për në Maltë më 2 prill se një gjë e tillë ishte “në tryezë”. Ai është ftuar nga udhëheqës politikë dhe fetarë ukrainas.

I pyetur në intervistën me gazetën argjentinase pse nuk e ka bërë ende udhëtimin, ai tha:

“Unë nuk mund të bëj asgjë që do të rrezikonte objektivat më të larta, të cilat janë fundi i luftës, një armëpushim ose të paktën një korridor humanitar. Çfarë vlere do të kishte që Papa të shkonte në Kiev nëse lufta vazhdon të nesërmen ?”/ VOA

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

Ukraina thotë se është arritur ‘mirëkuptim’ me SHBA-në për planin e paqes, ndërsa Trump thotë se i dërguari i tij do të takohet me Putinin

25 November, 2025
Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës

Mohimet e racizmit nga Farage janë të pandershme, thotë ish-shoku i klasës

25 November, 2025
Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet

Personat mbi 21 vjeç do të marrin 12.71 paund në orë, ndërsa paga minimale rritet

25 November, 2025
“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave

“The Sun”: E veja e një gangsteri, sot avokate mes miliarderëve. Si i shpëtoi shqiptarja bandave

25 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result