Papa Françesku: Jezu Krishti e ndriçoftë errësirën e kësaj bote

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Papë Françesku u shpreh sot në mesazhin e tij për festën e Krishtlindjes se lindja e Jezu Krishtit duhet të sjellë mirësi për të gjithë dhe të ndriçojë errësirën e kësaj bote.

Duke kritikuar errësirën në marrëdhëniet personale, familjare dhe shoqërore, si dhe në konfliktet ekonomike, gjeopolitike dhe ekologjike, papë Françesku shtoi se drita e Krishtit është më e madhe.

Ati i shenjtë i 1,3 miliardë katolikëve në botë dha mesazhin dhe bekimin e Krishtlindjeve “Urbi et Orbi” nga ballkoni qendror i bazilikës së Shën Pjetrit.

Ai përmendi konfliktet dhe trazirat në Lindjen e Mesme, Afrikë, Ukrainë dhe Amerikën Latine, si dhe viktimat e përndjekjes fetare, katastrofave natyrore, epidemive dhe grupeve terroriste.

“Le të sjellë Jezusi dritë për të gjithë anëtarët e vuajtur të familjes sonë njerëzore dhe të zbusë zemrat tona, shpesh të ftohta dhe egoiste, si dhe t’i bëjë ata kanale të dashurisë së tij,” u shpreh papë Françesku.

Share This Article