Papa Françesku: Nënë Tereza, punëtore e palodhur e bamirësisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shenjtërimi i Nënë Terezës është përkujtuar edhe nga Papa Françesku përmes një postimi në Twitter, ku ka drejtuar një lutje te posaçme.

“Nënë Tereza, punëtore e palodhur e bamirësisë, lutu për ne, që mënyra jonë e veprimit të jetë gjithmonë dashuria falas, që të derdhet te të gjithë pa dallim gjuhe, kulture, race apo feje!”, shkruan papa Françesku në postimin e tij në Twitter.

Katër vite më parë, më 5 shtator 2016, Nënë Tereza, që për miliona njerëz anembanë botës ishte shenjtore edhe për së gjalli, u shpall zyrtarisht edhe nga Vatikani si e tillë.

Shën Tereza “u lumturua” në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II.

Anjeza Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910 në një familje shqiptare. Në moshën 18-vjeçare ajo iu bashkua një manastiri irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza.

Share This Article