Papa Françesku: Të lutemi për një kohë më të mirë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Është një kohë e vështirë për të gjithë, për shumë njerëz, shumë e vështirë dhe unë jam me ju dhe lutem për ju, deklaroi papa Françesku në një mesazh video lidhur me koronavirusin.

”Ju ftoj të shpresojmë sepse shpresa nuk zhgënjen”, theksoi ai.

”Mendimet e mia shkojnë për të sëmurët, por edhe për heronjtë e përditshëm, mjekët dhe profesionistët e shëndetësisë, që i trajtojnë ata. Por, edhe për të gjithë ata që janë keq ekonomikisht dhe janë të shqetësuar për punën dhe të ardhmen, për të pastrehët dhe për të burgosurit”, shtoi Ati i Shenjtë.

“Për Pashkë le të lutemi për një kohë më të mirë, në të cilën ne mund të jemi më mirë, më në fund të çliruar nga e keqja dhe kjo pandemi”, përfundoi ai./

Share This Article