Papa Françesku u takua me krerët e bashkësive fetare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me rastin e vizitës së Papës Françesku në Maqedoni, me ftesën e Kishës Katolike të bërë në emër të udhëheqësit shpirtëror të botës katolike, efendi Sulejman Rexhepi, bashkë me krerët tjerë të bashkësive fetare morri pjesë në takimin që u mbajt sot në shtëpinë përkujtimore të Nënës Terezë në Shkup.

Gjatë vizitës në shtëpinë përkujtimore, Papa Françesku pas lutjes personale drejtuar shenjtores Nënë Terezë, u ndal në një takim dhe u përshëndet përzemërsisht me përfaqësuesit e bashkësive fetare në vend.

Ky takim i Papës Françesku me liderët fetarëtë RMV u vlerësua si shenjë respekti e konsiderate ndaj përbërjes multietnike dhe multifetare të vendit.

Share This Article