ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës 9 hours ago
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit 9 hours ago
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez 12 hours ago
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar 12 hours ago
Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes 13 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Papa Françesku viziton Irakun: Jam pelegrin i paqes

albnews by albnews
5 March, 2021
in Bota
0
Papa Françesku viziton Irakun: Jam pelegrin i paqes
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Papa Françesku filloi sot një vizitë zyrtare në disa rajone të Irakut, deri më 8 mars, në vizitën e tij të parë ndonjëherë në këtë vend.

Papa Françesku do të mirëpritet në një ceremoni zyrtare në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit.

RelatedPosts

Ekzaltimi mediatik dhe fitorja e komunistit Mamdani

Pse socialisti Mamdani që sfidoi Trump, nuk mund të bëhet kurrë president i SHBA?

Nga Martha Washington te Melania Trump: Mesazhet e ‘koduara’ të zonjave të para të SHBA-ve përmes veshjes

”Jam një pelegrin i paqes”, deklaroi Ati i Shenjtë përpara nisjes nga aeroporti ”Leonardo da Vinçi” i Romës.

Ai do të takohet me kryeministrin irakian, Mustafa Al-Kadhimi në një sallë në aeroport ku priten figura të veçanta.

Më vonë, ai do të pritet nga presidenti irakian, Barham Salih në një ceremoni zyrtare në Zonën e Gjelbër të Bagdadit, brenda së cilës ndodhen ndërtesat e qeverisë irakiane dhe shumë ambasada të huaja.

Pritet që Papa të takohet me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe diplomatë.

Ai do të vizitojë katedralen ”Sayidat al-Nejat” në Bagdad, ku dhjetëra njerëz u vranë në një sulm terrorist në vitin 2010 gjatë një rituali fetar.

Papa pritet të mbajë një fjalim dhe të takohet me udhëheqës të komunitetit katolik dhe sirian atje.

Në ditën e dytë të vizitës së tij, Papa do të udhëtojë në provincën Naxhaf, ku do të takohet me klerikun e lartë shiit Ali al-Sistani. Takimi do të jetë i mbyllur për mediat.

Ai do të vizitojë gjithashtu qytetin antik Ur, i cili shtrihet në periferi të qytetit modern Nasiriyah.

Ur ishte një qytet-shtet i rëndësishëm Sumerian në Mesopotaminë e lashtë që besohet të jetë vendlindja e Profetit Ibrahim.

Nga ky vend, Papa do t’i drejtohet botës ku do të mbajë një fjalim mbi tolerancën ndërfetare. Papa do të kthehet në Bagdad në mbrëmje për të mbajtur një ceremoni fetare në Kishën Kaldeane të Shën Jozefit.

Të dielën, ai do të vizitojë Erbilin, kryeqyteti i rajonit Kurd të Veriut të Irakut.

Udhëheqësi shpirtëror i botës katolike do të pritet nga presidenti i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Nechirvan Barzani si dhe disa zyrtarë fetarë dhe qeveritarë në aeroportin e Erbilit.

Pas takimit të tij me Barzanin në aeroport, Papa do të udhëtojë për në Mosul me helikopter.

Më pas, ai do të vizitojë rajonin Karkush në Mosul, ku banon një popullsi e madhe krishtere dhe do të mbajë një fjalim atje.

Kjo do të jetë vizita e parë e tij jashtë që nga fillimi i pandemisë së COVID-19.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

Lëvizje në qeveri/ Shkarkohen zv.ministra, prefektë dhe anëtarë bordi të Kadastrës

5 November, 2025
Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

Raporti i KE për Maqedonia e Veriut: Hapa në vend në procesin e integrimit

5 November, 2025
Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

Dy të plagosur rëndë pasi një shofer përplas njerëzit në një ishull francez

5 November, 2025
Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

Policia kërkon ‘urgjentisht’ një algjerian të liruar gabimisht nga burgu javën e kaluar

5 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result