Papa i zhgënjyer me kthimin e Aja Sofisë në xhami

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Papa Françesku ka ndier “dhimbje të thellë” pas vendimit të Turqisë për ta kthyer Aja Sofinë ikonike në xhami.

Në një paraqitje të shkurtër dhe të improvizuar nga dritarja e studios me pamje kah sheshi i Shën Pjetrit, Françesku ka folur për objektin të ndërtuar nga të krishterët si kishë, por të kthyer në muze nga Turqia e themeluesit të saj, Kemal Ataturk.

Lideri i katolikëve të botës nuk ka folur drejtpërdrejt, por i është referuar vendimit të presidentit turk, Rexhep Erdogan, për ta kthyer zyrtarisht objektin muzeor në xhami. Katedrale kolosale e Shën Sofisë ishte kthyer në xhami pas pushtimit të Kostandinopojës nga osmanët më 1453. Papa është vetëm njëri prej liderëve të botës që kanë kundërshtuar vendimin e Turqisë.

Share This Article