Papunësinë e të rinjve në Maqedoni, renditet e treta në botë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazeta angleze “The Economist” ka publikuar statistika në lidhje me papunësinë në botë dhe tek të rinjtë. Vendi ynë vazhdon të jetë në maje të listave sa i përket papunësisë, sidomos tek të rinjtë.

Sipas statistikave të “The Economist” për vitin 2018, papunësia tek të rinjtë (mosha prej 15 deri 24) është 44.7 përqind. Me këto numra Maqedonia e Veriut renditet e treta në botë, ndërsa para saj janë vetëm Bosnja e Hercegovina (46.7%) dhe Afrika e Jugut (52.9%).

Ndërsa sa i përket papunësisë tek të gjitha moshat, Maqedonia e Veriut është në vendin e gjashtë në botë, me 21.6 përqind të papunësisë. Ndërsa Shqipëria me 13.9 përqind të papunësisë së popullsisë, renditet në vendin e 19 në botë.

Share This Article