ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video) 8 hours ago
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin. 9 hours ago
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së 9 hours ago
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr 9 hours ago
Mijëra kinezë të joshur jashtë vendit dhe të detyruar të bëhen mashtrues – tani Pekini po merr masa të ashpra 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Paqartësi për modelin franko-gjerman, i mirë apo i keq për Kosovën, çfarë thonë liderët e partive politike?

albnews by albnews
8 November, 2022
in Kosova
0
Paqartësi për modelin franko-gjerman, i mirë apo i keq për Kosovën, çfarë thonë liderët e partive politike?
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Në kohën kur ka shumë paqartësi dhe mos transparencë sa i përket propozimit që u është dorëzuar Kosovës dhe Serbisë nga Franca dhe Gjermania lidhur me marrëveshjen finale, më në fund për këtë propozim janë deglaruar edhe nga partia në pushtet LVV dhe partitë opozitare.

Për planin franko-gjerman i cili ende nuk është publikuar zyrtarisht, ka folur kryeministri Albin Kurti, i cili për herë të parë e ka pranuar se ekziston një propozim i tillë dhe se i njëjti ka bazë të mirë.

RelatedPosts

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Kosova e “mbytur” në import

Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Kosovë/ Voton Albin Kurti, thirrje qytetarëve të votojnë: Është një ditë e mirë për demokracinë

Kurti ka thënë se ai që po quhet plani franko-gjerman ka edhe mbështetjen e Brukselit dhe Uashingtonit.

“Unë e kam vlerësuar këtë propozim si hap në drejtimin e duhur. Konceptet dhe nocionet që përdoren aty janë vlera për dallim prej dakordimeve të mëhershme që ishin përbrenda si ideologji të zgjidhjes së problemeve, ku thuhet se Kosova e ka këtë problem të veçantë në veri të Mitrovicës ose në Graqanicë dhe do t’ia bëjmë një zgjidhje të veçantë. Tash nuk jemi te ajo. Tashmë jemi të vlerat”, u shpreh Kurti të hënën në një konferencë para gazetarëve.

Kryeministri ka deklaruar se ai nuk e ka refuzuar këtë propozim, ani pse ka pasur vërejtjet e tij.

“Më 9 shtator, pa u bërë një muaj pas këtij takimi patën ardhur në zyre te unë këshilltarët e lartë të Knacelarit Scholz dhe Macron bashkë me ndërmjetësin e njohur Lajçak. Ata kanë sjellë përmbledhje të ideve, modeleve që unë nuk i kam refuzuar dhe kam thënë se janë bazë e mirë. Unë i kam vërejtjet e mia dhe ua kam thënë edhe atyre, por unë nuk e kam kundërshtuar atë propozim”, tha Kurti, duke shtuar se i njëjti është refuzuar nga Serbia dhe se ky është thelbi i situatës së krijuar ditëve të fundit në vend.

Për modelin franko-gjerman janë deklaruar edhe liderët e partive opozitare në Kosovë.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se Qeveria po merret me tema shumë teknike në vend se të fokusohet në marrëveshjen finale gjithëpërfshirëse me Serbinë.

“Kemi diskutuar gjerë e gjatë edhe për dialogun dhe normalisht ka pasur diskutime edhe për propozimin të ashtuquajtur franko-gjerman, por unë e kam thënë edhe shumë herë të tjera se në vend që të vazhdojmë të fokusohemi si shtet në arritjen e një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila do të sjellte njohje të ndërsjellë, ne sot po merremi me tema shumë më sporadike dhe më teknike”, u shpreh Krasniqi të martën pas takimit me Kurtin, shkruan Telegrafi.

E kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk ka komentuar shumë për këtë propozim. Ai tha se në takim me kryeministrin folën për dialogun dhe konceptet e Kurtit për marrëveshjen finale.

“Diskutuam çështjen e dialogut. Kosova duhet të insistoj në një marrëveshje të mbështetur ndërkombëtarisht që në thelb ka njohjen reciproke dhe që ruan integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës. Biseduam për konceptet e kryeministrit sa i përket marrëveshjes, dhe pikëpamjet tona në këtë drejtim, thelbi i takimit të sotëm ishte situata e sigurisë dhe nevoja për koordinim”, tha Abdixhiku.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj një ditë më parë në një konferencë për media kishte theksuar se Kosova e pati mundësinë që ta merrte njohjen e Serbisë, por kjo sipas tij , nuk u bë pasi Kurti “nuk e pezulloi vendimin për targat”.

“Në tetor në Prishtinë dhe në Beograd ka ardhur marrëveshja që në qendër ka pasur njohjen reciproke. Reagimi i Serbisë ishte mospajtim me këtë marrëveshje. Në nëntor, Qeveria ka vendosur ta zbatojë vendimin për targat në veri. Aleati ynë më besnik, SHBA-ja, duke e ditur skenarin e Serbisë që ka për qëllim dështimin e dialogut, i ka kërkuar Kurtit ta pezullojë këtë vendim deri në marrëveshje, që ta mbajë presionin në Beograd e në Serbi”, tha Haradinaj.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, më 3 nëntor ka konfirmuar se ekziston plani franko-gjerman, që është raportuar se është një propozim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

“Kova me para pas murit: Brenda shtëpisë 24 milionë dollarëshe në Miami ” (video)

9 November, 2025
A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

A keni ndjerë ndonjëherë nevojën për t’u fikur? Nervi juaj vagus mund të mbajë çelësin.

9 November, 2025
Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

Prodhimi i opiumit në Afganistan bie ndjeshëm pas ndalimit të talibanëve, sipas një raporti të OKB-së

9 November, 2025
Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

Botuesi ikonik indian i komikëve humbet vizatime të çmuara në zjarr

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result