Paqe në Pogradec, betohet kryebashkiaku socialist, Kapri i le derën hapur

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ilir Xhangolli u betua si kryetari i ri i bashkisë së Pogradecit, i dalë nga votimet e 30 qershorit. Ai hyri pa kundërshtime në godinën e institucionit pasi paraardhësi demokrat e la të çelur derën e bashkisë, pasi mbylli detyrën në ditën e tij të fundit.

Socialisti Xhangolli u prit nga një pjesë e administratës së bashkisë së Pogradecit.

Më herët konstituimi i këshillit bashkiak të bashkisë së Pogradecit u bë në ambientet e një prej hoteleve të qytetit dhe jo në sallën e mbledhjeve të këshillit bashkiak.

Gjatë ceremonisë socialisti i zgjedhur theksoi se do të punojë për të gjithë dhe në fokus do të jetë turizmi.

Nga ana tjetër kryebashkiaku i larguar Eduard Kapri teksa bëri një bilanc të punës falenderoi qytetarët për mbështetjen e tyre.

Share This Article