ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim 1 hour ago
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami 1 hour ago
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri 1 hour ago
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese 1 hour ago
Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani 1 hour ago
Next
Prev
Home Albania

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

albnews by albnews
14 December, 2025
in Albania, Opinion
0
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria i ka vënë vetes një objektiv ambicioz: të “pajtohet” me biznesin. Dhe këtë pajtim kërkon ta arrijë përmes një nisme të re që e ka quajtur Paqja Fiskale, në formën e një lloj marrëveshjeje të madhe kombëtare ku, sipas narrativës zyrtare, bizneset do të çlirohen nga ngarkesat e së kaluarës, duke nisur një kapitull të ri me shtetin.

Në teori, një ide paqtuese. Në praktikë, një burim i ri tensioni.

RelatedPosts

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Përdhunonin të mitura! Grupi shqiptaro-rumun dënohet me 40 vite burg, në Britani

KQZ, 1 milion euro për edukim zgjedhor, mediat e vogla jashtë lojës

Përtej emrit të butë, nisma ka ndezur një debat të fortë, fillimisht nga institucionet ndërkombëtare, si FMN-ja, e cila paralajmëroi qartë rreziqet për sistemin fiskal dhe për kulturën e respektimit të ligjit.

Dhe së fundmi, kundërshtimi ka ardhur nga vetë komuniteti i biznesit, me Dhomën Amerikane të Tregtisë që ka artikuluar publikisht shqetësime të thella mbi atë që e sheh si një hap të gabuar dhe potencialisht të rrezikshëm.

Analiza e Dhomës Amerikane e Tregtisë është ndoshta kundërshtimi më i fortë institucional deri më sot. Argumenti kryesor lidhet me rrezikun që Paqja Fiskale të shndërrohet në një mekanizëm për të legalizuar kapital me origjinë të dyshimtë.

Duke u ofruar subjekteve që kanë shkelur rregullat një shteg të ri për të hyrë në sistem me penalitete minimale dhe pa pasur garanci për burimin real të fondeve, nisma, sipas Dhomës, rrezikon të nxisë pastrimin e parave dhe të krijojë një mjedis ku ndershmëria tatimore shpërblehet më pak se mosbindja.

Po aq shqetësuese është pasoja e drejtpërdrejtë në kulturën e biznesit: një sinjal se rregullat janë relative, se shkelja mund të kompensohet më vonë me një “paqësim” dhe se barazia para ligjit është elastike.

Kjo dëmton konkurrencën, penalizon sipërmarrjet që kanë respektuar rregullat dhe ul besueshmërinë e vetë sistemit fiskal. Në një ekonomi që ka ende sfida të mëdha me informalitetin, çdo politikë që perceptohet si një dritare artificiale për të shmangur përgjegjësitë përkeqëson më tej problemin.

Ky është thelbi i kritikës: Paqja Fiskale nuk është një akt pajtimi me biznesin, por një shkëputje nga parimet themelore të drejtësisë fiskale. Dhe nëse vetë komuniteti që qeveria thotë se kërkon të ketë “paqtuar” është ndër më kritikët, atëherë diçka në këtë nismë nuk funksionon.

Sepse paqja, ajo e vërteta dhe e qëndrueshmja, nuk arrihet me falje të radhës, me skema të përkohshme apo me ndërhyrje që krijojnë shtigje për favorizime.

Nuk arrihet me politika që e bëjnë sistemin edhe më të pabarabartë sesa është sot. Aq më pak arrihet me nisma që lënë hapësira për dyshime nëse mund të përdoren për të futur në sistem para të padeklaruara, apo kapital me origjinë të paqartë.

Paqja Fiskale arrihet ndryshe: me një sistem të thjeshtë dhe të qëndrueshëm, që nuk ndryshon çdo vit; me barazi rregullash për të gjithë; me konkurrencë të pastër dhe ligj që zbatohet njësoj; me politika të parashikueshme që krijojnë besim, jo mjegull.

Përndryshe, rrezikojmë që paqja të bëhet vetëm një emër i ri për të njëjtën histori të vjetër: atë të amnistive të dështuara, të tentativave për t’i ndarë fituesit nga humbësit me ndërhyrje fiskale të momentit.

Në fund, një paqe e tillë nuk sjell qetësi; sjell më shumë pasiguri. Nuk krijon rend; krijon hije.

Dhe kështu, “paqja” që duhet të sillte paqtim, rrezikon të përfundojë si një armëpushim fiskal që i jep më shumë kohë problemit, por nuk e zgjidh.

Nëse nuk ndryshon qasja, vendi rrezikon të hyjë në një cikël ku çdo vit kërkohet një paqe e re, sepse e vjetra nuk do të sjellë kurrë qetësi.

Kjo është arsyeja pse sot nevojitet më pak retorikë dhe më shumë rregull. Më pak amnisti dhe më shumë drejtësi. Më pak dritare përjashtimesh dhe më shumë transparencë.

Në “Lufta dhe Paqja”, Tolstoi tregon se pa drejtësi dhe qartësi, paqja është thjesht një pushim mes betejave, jo fundi i tyre.

Pa një sistem fiskal të drejtë, “Paqja” jonë Fiskale rrezikon të jetë si ato kapitujt e qetë në librin e famshëm, një frymëmarrje e shkurtër para kapitullit tjetër të trazuar.

Me gjithë kundërshtimet e forta nga institucionet ndërkombëtare dhe komuniteti i biznesit, ligji u miratua; dhe kështu, në vend të paqes, qeveria vulosi një padrejtësi të re ndaj taksapaguesve të rregullt, të cilët, edhe këtë herë, paguajnë faturën e korrektesës së tyre.

Marrë nga Monitor

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

14 December, 2025
Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

Grupi i lidhur me Sorosin mbyll radion konservatore në Majami

14 December, 2025
Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

Paqja fiskale nuk sjell qetësi, por më shumë pasiguri

14 December, 2025
Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

Avokatët e Erion Veliajt padi të re në Kushtetuese

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result