Para 15 vitesh djali i Gadafit luante te Sampdoria dhe “harron” Cadillac-un të parkuar para hotelit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-futbollisti libian Al-Saadi Gaddafi kaloi disa net në një hotel me pesë yje në vitin 2007 dhe iku pa paguar, duke e lënë një Cadillac SUV të shtrenjtë Escalade ESV në parkingun e hotelit për 15 vjet.

Tani Al-Saadi duhet të paguajë 415,800 euro për ta rikthyer atë, dhe gjëja më interesante është se ai është edhe djali i Muammar Gaddafit, ish-udhëheqësit suprem libian që është vrarë.

Në vitin 2007, Gaddafi i ri u kënaq në hotelin Excelsior në Rapallo, një qytet në rivierën italiane, ndërsa luante për Sampdoria dhe organizonte rregullisht festa luksoze në apartamentin e tij.

Kur Sampdoria e dëboi atë nga klubi, Gaddafi u largua nga hoteli pa paguar një faturë prej 450,000 dollarësh, duke e lënë SUV-në e tij, një Cadillac Escalade ESV 6.2, në parkingun përballë hotelit.

“Jemi 15 vjet që presim që zoti Gaddafin të shlyejë faturën e tij, gjatë viteve të fundit jemi përpjekur shumë herë ta zgjidhim këtë problem, por pa sukses, madje kemi kontaktuar edhe me ambasadën e Libisë në Romë, por ata nuk kanë mundur të ndihmojnë”.

“Ai e la makinën para hotelit. Ne nuk i kemi as çelësat. Në fakt është bërë pak tërheqëse, pasi njerëzit ndalojnë për ta parë. Ne duhet ta pastrojmë herë pas here sepse një makinë e ndotur jashtë hoteli nuk do të ishte shumë mirë për mysafirët”, ka thënë drejtori i Excelsior, Aldo Werdin për Daily Mail.

Hoteli e çoi Gaddafin në gjykatë dhe u urdhërua të paguante borxhin e tij, si dhe 4,330 dollarë tarifa ligjore nëse dëshiron të kthejë makinën e tij.

Meqë ra fjala, ky hotel italian vëren se makina është kthyer në një lloj atraksioni turistik.  

Share This Article