ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King) 6 hours ago
Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne 6 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 6 hours ago
Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve 7 hours ago
Nga luleshitës në prodhues dronësh: Si u bë arma kaq e përhapur 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Para 60 vitesh shkrimtari kroat Joža Horvat lundroi anekënd botës me një anije me emër shqiptar – “Besa”

albnews by albnews
15 November, 2025
in Albania, Bota
0
Para 60 vitesh shkrimtari kroat Joža Horvat lundroi anekënd botës me një anije me emër shqiptar – “Besa”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Enver Robelli

Në vitin e largët 1965, anijendërtuesit nga qyteti i Pulës në Kroaci i dorëzuan shkrimtarit Joža Horvat një anije, të cilën ai e pagëzoi me një emër shqip – “Besa”.

RelatedPosts

Zbulimi/ Vladimir Putin përdor 3 zyra identike në qytete të ndryshme

Atentati mafioz, vdes në spital Muçi Shaljani

Nga luleshitës në prodhues dronësh: Si u bë arma kaq e përhapur

Emri ishte edhe përbetim se Horvat dhe ekuipazhi katëranëtarësh do t’ia dilnin t’i silleshin botës me anijen e tyre modeste, 15 metra të gjatë. Siç shkruan gazeta kroate Novi List, anija “Besa” u bë sinonim i zbulimit të kulturave të tjera dhe i ballafaqimit me rreziqe në det të hapur. Një aventurë të tillë, në Jugosllavinë e atëhershme, nuk e kishte rrezikuar askush.

Sipas një legjende, shumë miq të Horvatit i kishin thënë se nuk do të kishte kurrë sukses të lundronte botën me anije. Thuhet se Horvat u përgjigj duke thënë se po ua jepte fjalën shqiptare të nderit – pra, besën – se do t’i sillej rreth e rrotull botës.

Para 60 vitesh shkrimtari kroat Joža Horvat lundroi anekënd botës me

Horvat ishte skenarist i filmit “Ciguli Miguli”, i cili u kritikua nga Lidhja e Komunistëve të Kroacisë për shkak të gjoja opozitarizmit antisocialist. Gjatë lundrimit, Horvat mbajti ditar dhe botoi tekste në gazetën Vjesnik u Srijedu (VUS). Këto tekste Horvat i zgjeroi dhe botoi në dy vëllime: ditarët mbajnë titullin “Besa 1” dhe “Besa 2”.

Gazeta Vjesnik e mbështeti udhëtimin e tij me 1500 dollarë, ndërsa diaspora kroate me 500 dollarë. Gjatë lundrimit, Horvat dhe shoqëruesit e tij u përballën me probleme të ndryshme – prej shtrëngatave deri te tensionet politike. Kanalin e Suezit e kaluan pak ditë para se të shpërthente lufta e tretë mes arabëve dhe Izraelit. Kanali i Suezit qëndroi i mbyllur deri më 1975.

Para 60 vitesh shkrimtari kroat Joža Horvat lundroi anekënd botës me

Pas dy vitesh lundrim nëpër botë, anija “Besa” më 4 korrik 1967 u shfaq në Gjirin e Kotorit në Mal të Zi, ku u prit nga politikanë lokalë të kohës dhe shumë qytetarë. Sipas ekspertëve kroatë të nautikës, anija “Besa” lundron ende dhe është e ankoruar në një port të vogël në Split.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King)

Mbreti Çarls në një Uells të stuhishëm për ditëlindjen e tij të 77-të (video birthday of King)

15 November, 2025
Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne

Lord Mandelson kryen nevojat në rrugë pas vizitës në Osborne

15 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

15 November, 2025
Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve

Britania e Madhe vendos të kufizojë qëndrimet e përkohshme të refugjatëve

15 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result