Para ambasadës ruse në Londër vizatojnë flamurin ukrainas në asfalt, arrestohen katër persona

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Katër persona janë arrestuar sot, pasi kanë vizatuar flamurin ukrainas në një rrugë në afërsi të ambasadës ruse në Londër.

Aktivistët e Led By  Donkey kanë marrë përgjegjësinë për flamurin verdhë e kaltër prej 500 metrave katrorë, të vizatuar në rrugën Bayswater në Londër.

Ata thanë se e kanë bërë këtë për të shënuar vitin e parë të pushtimit rus në Ukrainë.

Policia britanike ka njoftuar se tre burra dhe një grua, janë arrestuar nën dyshimin se kanë dëmtuar rrugën dhe kanë bllokuar trafikun.

Aktivistët shpjeguan se flamurin e kanë vizatuar duke derdhur në asfalt 170 litra ngjyrë të verdhë, dhe të njëjtën sasi të ngjyrës së kaltër.

Veturat që kalonin në atë rrugë u zhyteshin gomat me ngjyrë, kurse autoritetet e rendit reaguan duke ç’bllokuar rrugën.

Share This Article