“Para jush qëndrojnë detyra sfiduese”, Merz i kërkon Kurtit përparim në dialogun e Kosovës me Serbinë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti “përparime të tjera” në dialogun me Serbinë, në një letër urimi që ia ka dërguar me rastin e mandatit të ri qeverisës.

Merz, në letrën e urimit të publikuar nga Zyra e Kryeministrit, shkruan se përpara Kurtit qëndrojnë detyra sfiduese.

“Përpara jush dhe qeverisë suaj qëndrojnë detyra sfiduese. Jam i bindur se, me përvojën tuaj, do të merrni vendimet e duhura dhe të nevojshme për integrimin e mëtejshëm euro-atlantik të Kosovës. Këtu përfshihen edhe përparime të tjera në dialogun e normalizimit të ndërmjetësuar nga BE-ja me Serbinë”, shkruan kancelari gjerman.

Merz i thotë Kurtit se në këto detyra, Kosova  ka një partner të fortë dhe të besueshëm si Gjermania, në krahun e saj, duke i uruar fat dhe sukses në mandatin e ri qeverisës.

Share This Article