“Parada” e deputeteve gra, Blendi Klosi me biçikletë në parlament

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këtë të enjte deputetët u mblodhën sërish në seancën plenare të radhës. Ashtu si në herët e tjera ajo që ka rënë në sy janë veshjet dhe look-u i tyre.

Deputetët burra, shihen grupe-grupe, kryesisht me veshje serioze, ndërsa deputetet gra kryesisht kanë zgjedhur të vishen me ngjyra pastel, edhe pse nuk kanë munguar as ngjyrat e errëta.

Ndërkohë në fotot e LSA është vënë re se sekretari organizativ i PS, Bledi Klosi, ka zgjedhur që të vinte në seancë jo me makinë, por me një biçikletë.

Në seancën e sotme, u diskutua për miratimin e komisioneve të përhershme të parlamentit, si dhe u diskutua për mënyrën se si do të zhvillohen ato. Mazhoranca ka propozuar, se duke qenë se vendi ndodhet në një situatë pandemike, punimet në komisione të zhvillohen online gjë që është kundërshtuar nga opozita.

Share This Article