“Parada e modës” e Rita Orës në Nju Jork, ndryshon 9 herë pamjen në 24 orë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Rita Ora po bën maksimumin për të promovuar këngën e saj të re “You Only Love Me” të publikuar vetëm 6 ditë më parë, e cila ka kaluar mbi 1 milionë klikime në Youtube.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka mahnitur fansat e saj teksa i ka shndërruar trotuaret e Nju Jorkut në pasarelë, ku brenda 24 orëve, ajo është shfaqur me 9 veshje të ndryshme.

Para publikimit të këngës, 32-vjeçarja konfirmoi edhe martesën me të dashurin e saj Taika Waititi. Ndërkohë, Rita Ora nuk ka hezituar edhe të performojë në lokale nate gjatë këtyre ditëve, duke dashur t’i bëjë sa më shumë reklamë këngës së saj të re.

Share This Article