Albania
Parada e shqiptarëve’ në Tiranë, Marko Kepi: Realizojmë ëndrrën e të parëve tonë! T’i bëjmë ‘xhelozë’ kryetarët e bashkive si Prishtina e Ulqini
Presidenti i “Albanian Roots”, Marko Kepi, i cili është edhe organizator i përvitshëm i paradës së shqiptarëve në Nju Jork , lidhur me këtë ngjarje që do të mbahet për herë të parë në Tiranë me rastin e 111 vjetorit të Pavarësisë. Kepi tha se janë mbledhur mijëra shqiptarë si nga Nju Jorku, por edhe nga trevat e tjera, ndërsa tha se organizmi i Paradës së shqiptarëve në Tiranë është një ëndërr që tashmë u realizua.
Marko Kepi u shpreh se synimi është që kjo paradë të zhvillohet edhe në bashki të tjera, ndërsa me shaka tha se shpreson që sot të bëhen xheloz kryebashkiakët e tjerë dhe të kërkojnë ta organizojnë si në Prishtinë, Shkup, Ulqin apo edhe në Luginën e Preshevës.
Kepi tha se ky është një event që i bashkon shqiptarët dhe se kështu po realizojnë ëndrrat e të parëve tanë.
“Jemi shumë të lumtur. Ëndrra jonë u realizua dhe ku ka më bukur se në Tiranë. Dëshira është ti bëjmë xheloz kryetarët e bashkive tjera që ta kërkojë vet. Shpresoj ta kemi edhe në Prishtinë, Shkup, Ulqin, lugina e Preshevës. Mendo si do ndiheshin shqiptarët në Luginën e Preshevës, do japim të gjithë bashkë një shpresë se nuk i kemi harru dhe nuk i lëmë vetëm. Është një event që i bashkon shqiptarët. Jam lumtur se këtu në Tiranë mes shiut kemi mijëra vetë popull që na presin.
Për ne tregon se jemi të lirë, u munduan të na pushtojnë, na përçanë disa shtete po nuk na përçanë zemrat, pavarësisht kësaj. Shqiptarët s’kanë qenë ma mirë se jemi sot kemi shanset të realizojmë ëndrrat e të parëve tonë. Kemi mijëra shqiptarë, arbëreshe, nga Nju Jorku”, tha Kepi për Report Tv.
Kryetari i shoqatës ‘Vatra’ në Stamboll, Bora Zukali tha për Report Tv se kjo është një ditë e veçantë për komunitetin shqiptar.
“Për komunitetin shqiptar që jetojmë në Turqi është ditë e veçantë, u urojmë festën e flamurit. Ndihemi krenar me vëllezërit nga Amerika, me Marko Kepin. Një paradë e veçantë sepse shumë njerëz kishin dëshirë që të merrnin pjesë në këtë mbledhje. Të gjithë familjarët flasin shqip, për pushime, samitin e diasporës vijmë këtu e marrim pjesë. Komuniteti shqiptar në Turqi ndihet 100% shqiptar, po vazhdojmë për të lartësuar emrin shqiptar në Turqi dhe jemi krenar”, u shpreh Zukali.
Prej 15 vitesh ky organizim i shoqatës ‘Rrënjët Shqiptare’ ka veshur Nju Jorkun me petkun e flamurit dhe ka shërbyer për të dhënë mesazhe bashkimi për shqiptarët, ndërsa për herë të parë mbahet edhe në vendin tonë.
Albania
Aksident në aksin Peqin–Rrogozhinë, tre të plagosur dërgohen në spital
Një aksident rrugor u regjistrua rreth orës 10:30 të ditës së sotme në aksin e rrugës kombëtare Peqin–Rrogozhinë. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, dy automjete u përplasën mes tyre në fshatin Karinë të Peqinit.
Si pasojë e përplasjes së fortë, të dy mjetet pësuan dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa të paktën tre persona mbetën të plagosur. Të lënduarit u transportuan me autoambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Albania
Aksident i fortë në Lushnjë, përfshihet familja me katër persona, makina u rrotullua disa herë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Plugut në Lushnje, ku janë përplasur dy makina si pasojë e mosrespektimit të rregullave të qarkullimit.
Në mjetin tip Benz udhëtonte një familje prej katër personash, ndërsa në mjetin tip Volkswagen një person i vetëm. Pavarësisht përplasjes së fortë, asnjë prej të lënduarve nuk është paraqitur në spital, pasi kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Sipas policisë, shkak i aksidentit është bërë mosrespektimi i përparësisë në rrethrrotullim. Përplasja ishte shumë e fortë: mjeti tip Volkswagen u rrotullua disa herë në ajër, ndërsa mjeti tip Benz u dëmtua rëndë në pjesën e përparme, duke u shkatërruar pjesërisht.
Si pasojë e aksidentit, trafiku në aksin nacional Lushnjë–Rrogozhinë u bllokua për rreth 30 minuta. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Albania
Përgjaket 2026, 3 të rinj humbin jetën në një aksident tragjik në Tepelenë
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tepelenë, ku 3 të rinj kanë humbur jetën.
Njoftimi:
Rreth orës 03:18, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Bypass”, automjeti me drejtues shtetasin M. D., 25 vjeç, banues në Tepelenë është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi K. M., 24 vjeç, banues në Tepelenë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën dy drejtuesit e automjeteve, pasagjeri shtetasi A. R., 27 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka mbetur e dëmtuar shtetasja A. D., 19 vjeçe, banuese në Delvinë, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
-
Albania1 day ago“Wizz Air” le në mëshirë të fatit pasagjerët e linjës Londër-Tiranë
-
UK4 days agoFOTO/ Nëna me dy fëmijët humbën jetën në një zjarr tragjik në Angli
-
Albania4 days agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Albania5 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
UK1 day agoVizitorët, tarifë për të hyrë në Britani – Shtetasit që udhëtojnë pa viza duhet të aplikojnë për autorizim
-
UK5 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Sports4 days agoIsh-kampioni i botës në boks Anthony Joshua plagoset në një aksident automobilistik në Nigeri, dy persona humbin jetën
-
UK2 days agoBllokohet hekurudha Angli-BE/ Probleme me energjinë elektrike, pezullohen udhëtimet për mijëra pasagjerë
