Paradoksi i fermerëve, prodhime me cilësi, por nuk ka shitje

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sipërfaqe të tëra me sera të investuara për kultivimin e domateve dhe në fund pronarët po synojnë largimin nga vendi.

Cilësia e parë, prodhim i bollshëm, por nuk ka as shitje dhe as çmim. Ky është konkluzioni i fermerëve të Roskovecit që kultivojnë domaten, të cilët shprehen se me prodhimin e tyre po fitojnë vetëm pikat e grumbullimit.

Rënia e blerjeve konstatohen edhe nga tregtarët në tregun e fruta-perimeve të Roskovecit. Por, me gjithë prodhimin e bollshëm, për qytetarët e Roskovecit çmimi i domates mbetet i lartë dhe i papërballueshëm për ta.

Ky është paradoksi i fermerit në Roskovec, ku çmimin e prodhimeve bujqësore nuk e cakton tregu apo cilësia, por politikat e pikave te grumbullimit që janë ende monopol.

Share This Article