Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar paralajmërime private Rusisë prej muajsh, duke e paralajmëruar të mos përdorë armë taktike bërthamore gjatë konfliktit në Ukrainë.
Gazeta “Washington Post” shkruan se Uashingtoni e ka lajmëruar udhëheqjen ruse se çdo përdorim i armëve atomike do të kishte pasoja të rënda.
Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka vendosur të mbetet e paqartë për natyrën e këtyre pasojave, por ish-zyrtarët dhe oficerët e pensionuar kanë thënë për mediat se SHBA mund të reagojë ndaj përdorimit të armëve taktike bërthamore me sulme shkatërruese ndaj objektivave ruse.