Paralajmërimi i Izraelit: Kjo do të jetë një betejë e gjatë!

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar sot se ushtarët dhe komandantët izraelitë “janë tani në Rripin e Gazës, ata janë të shpërndarë kudo”.

“Mos na akuzoni për krime lufte. Nëse mendoni se mund t’i akuzoni ushtarët tanë për krime lufte, kjo është hipokrizi. Ne jemi ushtria më morale në botë”, theksoi Netanyahu duke iu përgjigjur kritikave jo të pakta.

Ai u shpreh se forcat e Izraelit po marrin  masa paraprake për të mbrojtur civilët dhe akuzoi Hamasin për kryerjen e krimeve kundër njerëzimit duke “përdorur njerëzit e tyre si mburoja njerëzore”.

Ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 7600 njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi bombardimin e territorit. Organizata Botërore e Shëndetësisë tha të premten se 40% e të vdekurve ishin fëmijë.

Ai shtoi se “kjo do të jetë një luftë e gjatë dhe e vështirë”, por u shpreh optimist se Izraeli do dalë fitimtar.

Share This Article