Paralajmërimi i Kreshnik Spahiut/ “Vendi po shkon drejt një mbretërie”

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu kërkoi mbrëmjen e sotme ndryshimin e sistemit aktual zgjedhor.

Spahiu tha në emisionin Now të Erla Mëhillit se vendi po shkon drejt një mbretërie, pasi pretendon se kryeministri Edi Rama e fiton pushtetin në tavolinë.

E vetmja mënyrë për ta ndalur këtë, sipas juristit, është referendum.

“Referendumi ka mbetur arma e fundit për të ndryshuar sistemit zgjedhor. Të gjithë biem dakord që Rama e fiton pushtetin në tavolinë. Asnjë parti politike, nëse hyn në zgjedhje e vetme pa asnjë koalicion nëse do ketë votim të lirë, të barabartë dhe të garantuar për ata shqiptarë që janë jashtë, Rama nuk do jetë në pushtet. 1 parti nuk mund të mundi një koalicion partish… Unë jam i parimit që referendumi duhet bërë. Nëse referendumi bëhet, unë do rreshtohem pro opozitës për të rrëzuar këtë sistem elektoral, ndryshe do shkojmë drejt një mbretërie”, theksoi Spahiu.

Share This Article