Paralajmërimi i Ledion Liços para nisjes së “Big Brother VIP Albania” 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ledion Liço u ka dhënë fund spekulimeve në media lidhur me jetën e tij personale dhe të ardhmen për drejtimin e  “Big Brother VIP Albania”. 

Zërat për Ledion Liçon u ndezën pas një videoje ironike të ish-banorit të “BBVA”, Xum Allushi, i cili la të kuptohej se Ledioni ishte ndarë nga partnerja e tij, Sara Hoxha.

Për t’i dhënë fund aludimeve, Ledioni ka postuar në InstaStory thënien e njohur nga “Game of Thrones”: “Një luan nuk shqetësohet nga mendimi i deleve!” Ai e shoqëroi këtë citim me frazën: “Winter is Coming…” (Dimri po vjen…), e cila u interpretua edhe si paralajmërim për nisjen e edicionit të pestë të formatit.

Ky postim, ku perdoreshin fjalët e personazhit Lord Tywin Lannister, u interpretua nga pamfleti.net, si një përgjigje e fortë ndaj atyre që spekulojnë për jetën e tij, duke treguar se moderatori nuk i merr seriozisht thashethemet dhe po vazhdon me planet e tij profesionale.

FOTO/ Paralajmërimi i Ledion Liços para nisjes së “Big

Share This Article