Paralajmërimi i Ramës: Maqedonia e Veriut para Shqipërisë në BE, mund të destabilizojë rajonin

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Rama në një intervistë për Medina prestigjioze Euronews nga rezidenca e tij në Dhërmi ka paralajmëruar vendet e Bashkimit Europian se do të jetë e dëmshme për rajonin nëse nisin bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut para Shqipërisë.

“Do të ishte shumë e dëmshme për rajonin dhe në të njëjtën kohë do të ishte e padrejtë. Po Maqedonia bëri progres dhe meriton të vlerësohet sepse e meriton por pyetja është: A na duhen konflikt për tu vlerësuar për atë që bën.”- deklaron Rama.

Gjatë intervistës me gazetarin  Jacke Parrock kreu i qeverisë Shqiptare foli edhe për rolin e Këshillit Europian për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE duke theksuar se këshilli nuk bazohet shumë në atë se çfarë veprash bëjnë qeveritë e vendeve si Shqipëria, por në situatat dhe dinamikat e politikave të brendshme të shteteve anëtare të BE.

“Ne duhet të përballemi me atë që gjithnjë e më shumë vendimmarrja e Këshillit të Europës nuk bazohet në atë që ne bëjmë, në ato që bëjnë vendet si ne, por në situatën e brendshme ose dinamikën e brendshme politike në shtete të ndryshme anëtare”, theksoi kryeministri Rama.

Edhe një herë ai bën të qartë se çfarë është Europa për Shqipërinë.

”Për ne Europa nuk është thjesht një proces burokratik, një grup vendesh të zhvilluara në të cilat ëndërrojmë të përfshihemi, për ne është ajo që ishte për Etërit Themelues që e krijuan atë si një projekt paqeje dhe bashkëpunimi”, tha për Euronews kryeministri Rama.T

Share This Article