Paralajmërimi i shefit të NATO-s: Lufta në Ukrainë mund të përhapet në Europë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar sot se lufta në Ukrainë mund të dalë jashtë kontrollit dhe të kthehet në një përplasje mes Rusisë dhe aleancës.

Nëse gjërat shkojnë keq, mund të shkojnë tmerrësisht keq. Në Ukrainë po bëhet një luftë e tmerrshme. Është gjithashtu një luftë që mund të kthehet në një luftë e plotë që përhapet në një përplasje të madhe midis NATO-s dhe Rusisë. Ne po punojmë çdo ditë për ta shmangur këtë.

Jens Stoltenberg

Ish-kryeministër i Norvegjisë, shtoi po ashtu se një luftë më gjithëpërfshirëse mund të jetë mundësi ndërsa theksoi rëndësinë e shmangies të një skenari të tillë.

Kujtojmë se Kremlini ka akuzuar aleatët e NATO-s se janë bërë efektivisht palë në konflikt duke i ofruar Ukrainës armë, duke trajnuar trupat e saj dhe duke “ushqyer” inteligjencën ushtarake për të sulmuar forcat ruse.

Në disa deklarata që reflektonin tensionet në rritje mes Rusisë dhe Perëndimit, Presidenti Vladimir Putin tha se Moska mund të mendojë për përdorimin e asaj që ai e përshkroi si konceptin e SHBA-së për një sulm parandalues.

Share This Article