Paralajmëron Medvedev: Rusia do të përdorë armët bërthamore nëse i rrezikohet e ardhmja e vendit

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se Rusia nuk do të hezitojë të përdorë armët bërthamore nëse vihet në rrezik e ardhmja e shtetit rus. Deklarata u bë në një intervistë për agjencinë shtetërore TASS, Reuters dhe programin ushtarak WarGonzo. “Armët bërthamore janë padyshim të rrezikshme. Por nëse bëhet fjalë për të ardhmen e vendit, askush nuk duhet të ketë dyshime se Rusia do t’i përdorë ato”, u shpreh Medvedev.Ai theksoi se situata globale po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme, por insistoi se Moska nuk dëshiron një konflikt global. Medvedev e cilësoi si inkurajuese rifillimin e kontakteve me Uashingtonin, megjithatë akuzoi Perëndimin se ka injoruar vazhdimisht interesat strategjike të Rusisë. “Situata është shumë e rrezikshme. Pragu i dhimbjes duket se po ulet”, tha ai, duke paralajmëruar për rreziqet e përshkallëzimit të luftës drejt një “apokalipsi” bërthamor.Grenlanda, “histori horror” sipas MedvedevNë intervistë, Medvedev hodhi poshtë akuzat perëndimore për një kërcënim rus ose kinez ndaj Grenlandës, duke i quajtur ato “histori horror” të sajuara nga udhëheqësit perëndimorë për të justifikuar politikat e tyre. “Ky i ashtuquajtur kërcënim nga Rusia dhe Republika Popullore e Kinës është thjesht një tmerr i shpikur”, deklaroi ai, duke shtuar se këto narrativa përbëjnë një sfidë serioze për unitetin e Aleancës Atlantike.Medvedev la të kuptohet se tensionet mund të çojnë edhe në përçarje të brendshme brenda NATO-s, duke thënë se zhvillimet mund të ndjekin një “skenar më të qetë përpara ndërhyrjes ushtarake dhe luftimeve brenda bllokut”.Çështja territoriale e UkrainësDuke folur për luftën në Ukrainë, Medvedev tha se çështja territoriale mbetet një nga aspektet më të ndërlikuara për një zgjidhje të mundshme politike. “Nëse flasim për çështjen territoriale, ajo ekziston dhe është vërtet e një natyre komplekse”, theksoi ai, duke shtuar se nuk mund të flitet për përqindje apo “aritmetikë” në zbatimin e marrëveshjeve. Në deklaratat e tij, Medvedev sulmoi edhe presidentin finlandez Alexander Stubb, duke thënë se ai “haron vazhdimisht” rolin historik të Finlandës gjatë Luftës së Dytë Botërore. “Shteti i tij ishte një satelit i Gjermanisë së Hitlerit dhe kjo iu fal Finlandës pas luftës”, tha Medvedev.

Share This Article