Paralajmëron Zelensky: Kemi zbuluar planin e Putin për të shkatërruar Moldavinë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka vizituar Brukselin, në kuadër të një turi në kryeqytetet evropiane për të kërkuar më shumë armë për të zmbrapsur pushtimin rus.

Në fjalimin e mbajtur në Komisionin Evropian, Zelensky ka paralajmëruar Evropën se planet e pushtimit të presidentit Putin nuk do të ndalen me Ukrainën, por do të shkojnë edhe më tej.

“Së fundmi fola me presidenten e Moldavisë, të cilën e informova se kemi zbuluar një plan të Rusisë për të shkatërruar Moldavinë dhe demokracinë e saj. Ne nuk e dimë nëse Moska do ta zbatojë këtë plan, por ai është i ngjashëm me atë që ajo ndoqi në rastin e Ukrainës”, deklaroi Zelensky.

Ai ka theksuar se me rezistencën e saj, Ukraina nuk po mbron vetëm territorin përkatës, por nuk po lejon që lufta të zgjerohet më tej.

“Ukraina po lufton dhe ajo mund ta mbrojë pavarësinë e saj. Por paqja afatgjatë në Evropë do të vijë vetëm kur Ukraina të fitojë dhe të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha Zelensky.

Zelenski i ka kërkuar Unionit që të vazhdojë të ndjekë kursin e nisur në mbështetje të Ukrainës. Ai ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e deritanishme “përballë këtij viti të tmerrshëm”, siç e ka quajtur ai pushtimin rus.

Nga ana tjetër, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka premtuar vijimin e mbështetjes dhe ka bërë thirrje për ngritjen e një gjykate për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse.

Ndërsa shefi i Këshillit Evropian, Charles Michel ka nënvizuar se Evropa nuk do të kursehet në mbështetjen e saj.

Share This Article