ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’iu dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burgim 3 hours ago
Incident në ajër, avioni me sekretarin Amerikan të Luftës bën ulje emergjente në Britani 4 hours ago
Tri porositë e Von der Leyen për Kosovën 6 hours ago
Tifozët në ethe për Shqipëri-Angli, hapet gara për biletat e sfidës në “Air Albania” 6 hours ago
PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Në 2023 mori pagë nga spitali privat 9 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Paralajmrimi i SHBA-së për taksën: Pezullojeni që të nisë dialogu

albnews by albnews
25 January, 2019
in Kosova
0
Paralajmrimi i SHBA-së për taksën: Pezullojeni që të nisë dialogu
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka bërë edhe një herë thirrje në drejtim të Qeverisë së Kosovës, për heqjen e taksës ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Sipas tyre, një vendim i tillë do t’i hapte rrugë dialogut të Brukselit, për të cilin thonë se e mbështesin plotësisht si Shtete të Bashkuara të Amerikës.

RelatedPosts

Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’iu dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burgim

Tri porositë e Von der Leyen për Kosovën

Osmani pret Von der Leyen: Kosovës t’i hiqen masat e padrejta dhe t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE

Ndërkohë është bërë një paralajmërim shumë i ashpër për qeverinë Haradinaj, duke thënë se çfarëdo veprimi që është në kundërshtim me interesat strategjike të SHBA-së, nuk mund të kalojë pa pasoja sa u përket raporteve bilaterale, në këtë rast Kosovë-SHBA.

Komunikata e plotë:

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin plotësisht Dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të udhëhequr nga Bashkimi Evropian.

Një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe me dobishmëri të ndërsjellë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara. Siç komunikoi Presidenti Trump në letrën e tij Presidentit Thaçi: “Ju nxis juve dhe udhëheqësve të Kosovës që të shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me zë të unifikuar gjatë bisedimeve të paqës, dhe që të përmbaheni nga veprimet që mund ta bëjnë më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje”.

Disa komentatorë dhe politikanë sygjeruan që statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe afërsisht i rreshtuar me Shtetet e Bashkuara, do ta mbrojnë atë nga gjitha pasojat e vendimeve të tij në arenën ndërkombëtare. Ne këshillojmë kundër të supozuarit se Kosova apo cilido mik tjetër i Shteteve të Bashkuara mund të ndërmarrë veprime që janë kundër interesave tona strategjike pa u ballafaquar me pasojat për marrëdhënien tonë bilaterale.

Thërrasim hisedarët nga Kosova dhe tjerët nga rajoni që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit; paqës dhe stabilitetit rajonal; dhe ndaj lëvizjes nëpër shtegun drejtë integrimit evropian. Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës në importet nga Serbia dhe Bosnia është një masë e nevojshme për të rimëkëmbur momentumin në procesin e Dialogut. Presim edhe nga hisedarët tjerë të ndërmarrin masat e tyre konstruktive. 

Sikurse ka treguar edhe historia e re, Kosova është e suksesshme kur bashkohet nga brenda dhe hyn në partneritet me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në. Ne inkurajojmë të gjitha partitë politike që të kontribuojnë në mënyrë konstruktive në këtë proces. Veprimet që minojnë Dialogun, pengesat nga anash, dhe refuzimi për të pezulluar tarifat – gjitha këto shkojnë kundër interesave të SHBA-ve. Ajo çka është e nevojshme tani është një lidership i guximshëm për të promovuar qëllimet tona të përbashkëta. Kjo është ajo që na ndihmon neve për të mbajtur një marrëdhënie të fortë bilaterale.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’iu dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burgim

Shqiptari u hoq si babai i 13 fëmijëve për t’iu dhënë pasaporta britanike, dënohet me 5 vite burgim

15 October, 2025
Incident në ajër, avioni me sekretarin Amerikan të Luftës bën ulje emergjente në Britani

Incident në ajër, avioni me sekretarin Amerikan të Luftës bën ulje emergjente në Britani

15 October, 2025
Tri porositë e Von der Leyen për Kosovën

Tri porositë e Von der Leyen për Kosovën

15 October, 2025
Tifozët në ethe për Shqipëri-Angli, hapet gara për biletat e sfidës në “Air Albania”

Tifozët në ethe për Shqipëri-Angli, hapet gara për biletat e sfidës në “Air Albania”

15 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result