Paralizohet trafiku në kryeqytetin grek

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Reshjet e mëdha të dëborës në Atikë kanë nxjerrë pothujase jashtë loje sot funksionimin e transportit publik në Athinë, përfshirë sistemin e metrosë.

Linja 1, e quajtur ndryshe vija e gjelbër nga Pireu në Kifisia, e metrosë së Athinës është e mbyllur.

Trenat në Linjën 3, e quajtur vija blu, po shkojnë vetëm deri në stacionin e Dukisis Plakentias.

Ndërkohë, pasagjerët që shkojnë në aeroportin ndërkombëtar të Athinës duhet të transferohen në këtë stacion për të përfunduar udhëtimin e tyre.

Autobusët dhe trolejbusët po funksionojnë vetëm në periferinë jugore të Athinës.
Makinat janë ndaluar të dalin në rrugë si një masë paraprake sigurie për shkak të kushteve të pranisë së akullit në rrugë.

Share This Article