Parapritë qëndrimeve anti-NATO të Trump. Starmer jep ‘ok’ për pakt sigurie me BE-në

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i ri britanik Keir Starmer ka debutuar me dy deklarata të rëndësishme në skenën ndërkombëtare.

Në kuadër të samitit të NATO-s në SHBA, Starmer ka deklaruar se Ukraina mund të përdorë raketat britanike për të goditur në thellësi të territorit rus, një qëndrim i guximshëm krahasuar me kujdesin konvencional ndaj Kremlinit.

Nga ana tjetër Starmer ka folur për një pakt sigurie me Europën që cilësohet si një përpjekje “për të rikalibruar marrëdhëniet me BE-në”.

Lëvizja e tij është e mirëpritur edhe në kontinent, pasi shihet si një mënyrë për të neutralizuar qëndrimet e paparashikueshme të kandidatit presidencial amerikan, Donald Trump, që më shumë se një herë ka paralajmëruar se nuk e sheh më Aleancën si viabël. Starmer është kujdesur që ta cilëosjë paktin e ri të sigurisë – ende në përpunim – si komplementar me NATO-n, jo paralelizuese të saj.

Share This Article