Roma dhe Feyenoordi do të përballen sot (e mërkurë) në kuadër të finales së Ligës së Konferencës.
Ndeshja që fillon në ora 21:00, do të luhet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Për këtë ndeshje, Roma ka dyshime vetëm te Henrikh Mkhitaryan, që pritet të luajë.
Në anën tjetër, Feyenoordi nuk mund të llogarisë në Justin Bijlow që është i lënduar, e në dyshime është Orkun Kokçu.
Analizë
Roma
Henrikh Mkhitaryan është i vetmi shqetësim për lëndimet te Roma.
Leonardo Spinazzola ka nisur ndeshjet e fundit për Romën që kur u kthye nga një lëndim i tmerrshëm që pësoi në Euro 2020.
Mund të jetë shumë shpejt që italiani të nisë finalen e së mërkurës, me Rick Karsdorp që kërkon një vend.
Përveç kësaj, Jose Mourinho ka një skuadër relativisht të vendosur mirë në këtë garë.
Feyenoordi
Tyrell Malacia është rikthyer nga pezullimi për Feyenoordin dhe do të rimarrë pozicionin e tij titullar si mbrojtës i majtë.
Orkun Kokcu doli i lënduar në ndeshjen e fundit të sezonit në ligë. Jens Toornstra është i gatshëm.
Parashikim
Roma pritet ta fitojë finalen me një gol dallim ndaj Feyenoordit
Formacionet e mundshme
Roma: Patricio, Ibanez, Smalling, Mancini, Karsdrop, Cristante, Oliveira, Zalewski, Pellegrini, Abraham, Zaniolo.
Feyenoord: Marciano, Malacia, Senesi, Trauner, Geertruida, Til, Aursnes, Toornstra, Sinisterra, Nelson, Dessers.