“Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë”/ Lubonja: Shumica e shqiptarëve merren me thashetheme

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Analisti Fatos Lubonja foli lidhur me “fenomenin” Parashqevi Simaku.

Këngëtarja shqiptare u kthye në qendër të vëmendjen pas publikimit të videos ku ajo shfaqej e varfër dhe e pastrehë në rrugët e Nju Jorkut.

Pas publikimit të videos reagimi i shqiptarëve ishte i menjëhershëm në rrjetet sociale. Por për analistin Lubonja reagimi i shqiptarëve për Simakun është një kulturë që sipas tij karakterizon vendin tonë.

Ai e quajti mobilizimin e shqiptarëve për Parashqevi Simakun “si kultura e Big Brother”, pasi shqiptarët shumica prej tyre merren me thashetheme, tha Lubonja.

Analisti e cilësoi zhurmën e madhe rreth rastit si histeri, ndërsa u shpreh se për mendimin e tij Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë.

“Shumica e shqiptarëve merren me thashetheme, kjo është kultura e Big Brother. Tani po merren me fatin e një personi, ndërkohë që janë me mijëra shqiptarë që janë larguar dhe secili ka pasur fatin e tyre. Por këta merren me fatin e Parashqevisë. Mund të përbëjë lajm, por kemi një histeri. Për mendimin tim, Parashqevi Simaku nuk ishte ikonë. Shqipërinë e mori në dorë e njëjta elitë kulturore që ndërtoi soc-realizimin”, tha Lubonja per News24.

Share This Article