Varianti Delta ka mbërritur në Shqipëri! ISHP ka dijeni për persona të infektuar të sapo ardhur nga Anglia

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Instituti i Shëndetit Publik nuk ka dhënë asnjë njoftim për mbërritjen e virusit “Delta” në Shqipëri, por burime të Top Channel kanë mësuar se janë disa raste me gjasa të infektuar nga “Delta” të personave që sapo kanë mbërritur në Shqipëri nga Britania e Madhe.

Një rast, që ka fluturuar nga Britania e Madhe në Tiranë. Para se të vinte për pushime në vendin tonë, ai ka bërë një test në Britani, pasi kishte disa simptoma të dyshimta. Dhe vetëm një ditë pasi ka mbërritur në Shqipëri, i ka ardhur përgjigja nga laboratori britanik, se është pozitiv me mutacionin Delta të koronavirusit, raporton gazetarja Alma Demiraj.

Dhe ky nuk mund të jetë rasti i vetëm, pasi për të hyrë në Shqipëri nuk është kusht testi negativ i Covid 19.

Mesohet se Instituti i Shëndetit Publik ka dijeni për rastin dhe po monitoron kontakte të afërta me të infektuarin, por nuk dihet përse nuk konfirmon hyrjen e mutacionit të koronavirusit në vendin tonë.

Share This Article