“Parashutistë e avionë”, forcat e NATO-s vazhdojnë stërvitjet në Shkup

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Krivollak të Shkupit ka vazhduar realizimi i stërvitjes ushtarake “SwiftResponse”. Të pranishmit sot patën mundësinë të shohin aktivitete ajrore të parashutistëve, ulje të helikopterëve dhe avionëve. Në stërvitje morën pjesë forca ushtarake të tetë vendeve anëtare të NATO-s.

Stërvitja është veçanërisht e rëndësishme për zhvillimin e aftësive të ushtrisë përmes shkëmbimit të njohurive, aftësive si dhe rritjes së ndërveprimit me forcat e armatosura aleate.

Në stërvitjen ushtarake në Krivollak marrin pjesë 4600 pjesëtarë të forcave të armatosura të tetë vendeve anëtare të NATO-s.

Share This Article