Parashutisti britanik Dylan Morris Roberts ka vdekur gjatë një aksidenti në Alpet italiane të premten. Ai ishte 33 vjeç.
Zhvillimi vjen vetëm një ditë pasi një parashutist australian humbi jetën në një incident të ngjashëm, gjithashtu në alpet e Italisë.
Roberts ka qenë më parë instruktor i hedhjeve me parashutë dhe kishte ardhur me një grup miqsh në zonë e frekuentuar malore të Monte Brento në rajonin verior italian të Trentino, ku bëri hedhjen e tij nga një lartësi prej 800m.
Ai nisi hedhjen e mëngjesit herët, nga një pikë e rrahur prej parashutistëve por u përplas me faqen e malit pasi kishte rënë rreth 200m, tregojnë dëshmitarët e aksidentit.
Besohet se hedhësit me eksperiencë nuk i ishte hapur parashuta, edhe pse policia vendase citohej të thoshte se mund të kishte keqllogaritur trajektoren e tij ajrore.
Guidat malore arritën të rekuperonin trupin e hedhësit pasi u thirrën për ndihmë.
Roberts ishte një parashutist me eksperiencë i diplomuar në shkollën britanike të Langar, Nottinghamshire.
Ai preferonte gjithashtu hedhjet nga vende të fiksuara si ura, ndërtesa të larta apo shkëmbinj, në të cilat më pas përdoret parashuta për të zbritur butë në tokë.
Në shtator 2018 i ndjeri shkruante në rrjetin Facebook: “Kujtimet më të bukura janë ato kur i mësoj njerëzit të lëshohen me parashutë, për të parë lumturinë në buzëqeshjen dhe fytyrat e tyre”.
Vdekja e Roberts vjen vetëm një ditë pas tragjedisë së australianit 35 vjeçar Matthew Glen Munting, i cili vdiq në rrethana thuajse të njëjta në Alpet italiane.
Munting gjatë hedhjes së tij, goditi një të çarë në malin Simone mëngjesin e të enjtes.
Ai ishte gjithashtu me shumë eksperiencë në hedhjet nga vendet fikse dhe besohet se ishte në rolin e instruktorit në kohën e vdekjes.