Gjatë ditës së djeshme, rreth orës 17:50, punonjësit e Policisë së Njësisë së Helikopterëve, Ekipi Alpinist dhe shpëtimtarët nga Departamenti i Operacioneve Speciale të Policisë – Tigrat, përfunduan me sukses operacionin e shpëtimit në malin Galiçica të një shtetasi holandez që pësoi lëndime të rënda trupore gjatë hedhjes me parashutë në shpatet e malit Galiçica në anën e Maqedonisë.
Gjegjësisht, në vendin e aksidentit në orën 17.00 me helikopter ka mbërritur ekipi alpinist, i cili ka fiksuar dhe ka marrë në dorëzim shtetasin holandez të lënduar L.G.J.(35), i cili paraprakisht ishte imobilizuar nga një ekip i Shërbimit të Shpëtimit Malor të Kryqit të Kuq Ohër dhe në orën 17:15, helikopteri i Njësisë së Helikopterëve të Policisë ka filluar transportin për në Shkup.
Rreth orës 18:00 helikopteri i Ministrisë së Punëve të Brendshme ka aterruar me të plagosurin në Qendrën Klinike në Shkup dhe në koordinim me mjekët e klinikave është transferuar në një institucion mjekësor privat për ndihmë më të specializuar mjekësore.