Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha po zhvillon këtë të martë një takim me naftëtarët.
Gjatë fjalës së tij, Basha iu premtoi naftëtarëve se do të marrin paratë që iu takojnë.
Po ashtu kreu demokrat tha se me qeverisjen e PD do të ketë transparence, do ti jepet fund pandërshkueshmërisë teksa theksoi se zyrtarët do të kontrollohen.
“Ju shoh në këmbë, herën e fundit ishin të shtrirë. Ju shoh edhe me shpresë. Është diçka më shumë, është një frymë ndryshimi. Luftë prej dekadash që është zhvilluar këtu për pasurinë e kësaj toke dhe kanë përfituar një grusht njerëzish. Përmes shfrytëzimit të punës suaj dhe naftës shqiptarev kanë vënë pasuri.
Ky problem sigurisht që ka zgjidhje. Problemi i rafinerisë është një problem politik. Është krijuara nga politikanët për të përfituar me një grusht dallaveraxhinjsh. Nuk dua të lë jashtë vëmendjes dhe sakrificën e grave tuaja. Ishte akti i fundit futja e tyre në grevë urie dhe u duku sikur filloi të lëvizte diçka. Ju jeni kaq të forta saqë arritën që me forcën tuaj ta shtynit problemin përpara. Nuk e zgjidhët plotësisht por e shtytë përpara. Një grua e fortë është esenca e forcës së Mallakastrës.
Por, dua t’i kthehem dhe njëherë temës për të cilën jemi mbledhur sot. Që këto të zeza të mos përsëriten më, parakushti numër një, kushti i gjithë kushteve është që, politika mos t’i futet kësaj çështje me mendimin çfarë do të përfitojë, që politikanët dhe drejtuesit e ardhshëm mos të vijnë këtu me sytë e shqyer nga babëzia për të parë se çfarë do të fusin në xhep me qiramarrësin e ardhshëm, por të vijnë këtu të vetëdijshëm se kjo pasuri e jashtëzakonshme nuk u takon atyre, por i takon popullit, i takon njerëzve, në radhë të parë i takon komunitetit të kësaj zone që ka shkresë 3 gjenerata, 4 gjenerata, që nga stërgjyshërit tuaj që nga puset e para për të nxjerrë në tokë këtë pasuri të jashtëzakonshme, çdo vend tjetër që ka arritur ta kthejë pasurinë nëntoksore në bekim për shoqërinë e ka bërë këtë përmes transparencës dhe gjëja e parë që unë do të premtoj sot është transparenca. Pa transparencë asgjë tjetër nuk do të funksionojë.
E dyta që iu premtoj është dhënia fund e pandëshkueshmërisë, nga dita e parë e abuzimeve me këtë pasuri e deri ke çdo zyrtarë i qeverisjes sime të ardhshme nuk do të ketë, jo e jo mbrojtje, por do të jetë jo në një por në disa lupa siç i takon zyrtarëve që merren me arin e zi. Ata duhet të kenë nivelin më të lartë të integritetit dhe besueshmërisë. Ata do të ballafaqohen me nivelin më të lartë të kontrollit qeveritar parlamentarë, prokurorial, policor, anti-mafja dhe sindikalist. Si një garanci që do të përfaqësojnë zyrtarin më transparent më të ndershëm, duke qënë që do të kenë në dorë vendime që kanë të bëjnë me një nga pasuritë më të mëdha të vendit. Dhe është kjo garanci që u jap sot, është ky zotim që bëj para jush sot, që më ka sjell të ulem para një porte e cila sa herë e shoh për fat të keq në vend që ngjall gëzim më ngjall trishtim në shpirtë. Dhe dua kur të vij herën tjetër ta shoh atë portë e t’ju shoh në sy, t’ju shoh së pari me këtë garanci të bërë realitet me zyrtarë shqiptarë të cilët e dinë se do të vëzhgohen çdo sekondë të veprimtarisë së tyre, do të jenë realisht në një vetting të pandërprerë të jetës së tyre politike, zyrtare dhe private, për faktin e thjeshtë sepse do të kenë në dorë një pasuri që vetëm është abuzuar. Natyrisht përgjegjsinë dhe garancinë për këtë e marr unë sot përsipër, me ndihmën e përfaqsuesve tuaj të ardhshëm, me ndihmën e Enkelejd Alibeajt, me ndihmën e Agron Kapllanajt, me ndihmën e sindikatës, por përgjegjsia është dhe do të jetë e imja. Nuk mundet që të fshihesh dhe të thuash është mardhënie privat privat siç bëri ai që erdhi para jush me premtime të mëdha dhe në fakt vetëm e përkeqsoi dramën e madhe të hajdutërisë, të vjedhjes, të abuzimit dhe të shpërdorimit të pasurisë së kësaj toke në kurrizin e naftëtarëve. Jo! Përgjegjsi është dhe do të jetë gjithmonë qeveria. Përgjegjsi është dhe do të jetë gjithmonë kryeministri pavarsisht se kush do të jetë investitori, i huaj, i brendshëm apo në bashkpunim me njëri tjetrin, përgjegjsia është qeveritare. Dhe përgjegjsia qeveritare do të nisë me atë që ju kam thënë tek shtriheshit, tek dergjeshit në grevën e urisë. Shteti shqiptar do të marrë përsipër pagesën e pa kryer nga kontraktori dhe do të përdorë pastaj të gjithë fuqinë e tij ligjore, të gjithë fuqinë e tij shtetërore që këtë pagesë ta rikuperojë nga ata që kanë mbushur xhepat. E mbaj mend fare mirë se çfarë ju kam thënë. Ato para ju do t’i merrni! Do t’i merrni si detyrim i përgjegjësisë shtetërore ndaj jush por ky është premtimi im ndaj jush. Premtimi im ndaj gjithë taksapaguesve shqiptarë është që asnjë qindarkë nga ato para që ju do merrni dhe që janë djersa juaj dhe do ti merrni, asnjë qindarkë në fund të fundit nuk do të paguhet nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. Po përsëris shprehjen që ju kam thënë kur keni qenë të shtrirë në grevë urie “ Po do tua nxjerrim ngado ku i kanë, në konto bankare, në pasuri të paluajtshme, në kesh, po të jetë e nevojshme edhe nga hundët atyre që jua kanë vjedhur me të pa drejtë”, deklaroi Basha.