Paredes: PSG-ja më ka kërkuar të mos flas më për Messin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mesfushori i Paris Saint-Germain, Leandro Paredes, ka zbuluar se klubi i ka kërkuar të mos flas më rreth transferimit të mundshëm të yllit të Barcelonës, Lionel Messi, në Parces des Princes.

Është përfolur se Messi, të cilit i mbaron kontrata me Barçën në qershor, mund t’i bashkohet PSG-së gjatë verës dhe bashkatdhetari i tij kishte folur publikisht për përpjekjet e klubit për ta bindur argjentinasin.

Në janar, Paredes zbuloi se PSG-ja po përpiqej ta bindte Messin t’i bashkohej asaj, gjë që nuk është pritur aspak mirë në klub.

“Ata më kërkuar të mos flas më për të”, tha Paredes për Journal Du Dimanche kur u pyet për Messin.

“Njerëzve s’u pëlqeu çfarë thashë. Disave iu duk mungesë respekti. Po për mua nuk është kështu. I takon Messit të vendosë qetësisht për të ardhmen e vet  në fund të sezonit”, shtoi ai. 

Share This Article