Paris Saint Germain, Pochettino largohet në fund të sezonit, gati Conte

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mauricio Pochetino do të largohet në fund të sezonit nga Paris Saint Germian dhe zëvendësuesi i tij mund të jetë Antonio Konte.

Është ky lajmi i bujshëm që po qarkullonte së fundmi në Francë ku theksohet se tekniku italian ka biseduar me sheikët e Francës dhe gjithçka është gati të zyrtarizohet në fund të sezonit.

Edhe Zinedine Zidane ishte një alternativë për stolin e kryeqytetasve por me lëvizjet e fundit , në Francë janë të bindur se timonieri i ri i parisienëve do të jetë Conte.

Në karrierën e tij tekniku italian ka fituar tre tituj në Serie A me Juventusin e një me Inter-in si dhe një titull kampion me Chelsea ndërsa ka qenë dhe trajner i kombëtares italiane, ku suksesi më i madh mund të konsiderohet  arritja në çerekfinalen e Euro 2016.

Share This Article