Parisi, Londra dhe Berlini kërkojnë siguri detare në zonën e Gjirit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Franca, Britania e Madhe dhe Gjermania po punojnë për një mision ndjekjeje dhe vëzhgimi të sigurisë detare në zonën e gjirit, deklaroi sot ministri francez i Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian, pas kapjes nga ana e Iranit të një naftëmbajtëseje britanike në ngushticën e Ormuzit.

“Ne do të angazhojmë në këtë çast një iniciativë evropiane bashkë me britanikët dhe gjermanët për të mundësuar që të ketë një mision ndjekjeje dhe vëzhgimi të sigurisë detare në Gji”, theksoi ai para Asamblesë Kombëtare.

Ai bëri thirrje që të mendohet për një mënyrë diplomatike të sigurimit të përbashkët të zonës së Gjirit./ATSH/

Share This Article