Parisi me fitore të madhe në Barcelonë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paris Saint-Germaini ka bërë hap të madh drejt kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Të martën mbrëma në ndeshjen e parë të një të tetës së finales së Championsit, Parisi fitoi 4:1 në “Camp Nou” ndaj Barcelonës.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 10 mars në “Parc des Princes” të Parisit.

Barça kaloi në epërsi në minutën e 27-të kur realizoi Lionel Messi nga pika e bardhë. Por Parisi i inspiruar nga superylli Kylian Mbappe, përmbysi rezultatin dhe arriti te fitorja e lartë.

Mbappe barazoi shifrat në minutën e 32-të dhe kaloi në epërsi Parisin në minutën e 65-të. Moisen Kean realizoi për 3:1 në minutën e 70-të, ndërsa Mbappe kompletoi “hat-trickun” në minutën e 85-të.

Share This Article