Parisi vazhdon me fitore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Paris Saint-Germaini nuk ka hasur në vështirësi për ta fituar ndeshjen ndaj Reimsit. Parisi e fitoi 4:0 ndeshjen e xhiros së 22-të të Ligue 1, të zhvilluar të dielën mbrëma.

Marco Verratti shënoi për 1:0 në minutën e 44-t. Spanjolli Sergio Ramos realizoi golin e parë personal për Parisin. Ai shënoi për 2:0 në minutën e 62-të. Një minutë më vonë në lojë hyri ylli Lionel Messi.

Wout Faes shënoi autogol në minutën e 67-të, ndërsa Danilo vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 75-të.

Valon Berisha e Arbër Zeneli munguan te Reimsi për shkak të lëndimeve.

Parisi udhëheq me 53 pikë nga 22 ndeshje. Reimsi është i 14-ti me 24 pikë.

Share This Article