Parku eolik i Tropojës/ Kompania amerikane, CWP, pa investime në SHBA

albnews
By
8 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!
[vplayer id=”181117″]

Në 12 janar 2026, kryeministri Edi Rama prezantoi, mes batutave pa kripë, projektin e kompanisë amerikane CWP për ngritjen e një parku eolik në zonën e Tropojës.

Ai deklaroi se “Kina e sheh Shqipërinë si pikë mjalti në Europë” në prani të të Ngarkuarës me Punë të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Nancy Vanhorn, të cilës, për më tepër, i kishte vendosur në krah edhe zv.kryeministren e akuzuar për korrupsion të nivelit të lartë, Belinda Balluku.

Folësit në prezantimin e projektit, mes të cilëve edhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e konsideruan projektin e kompanisë “CWP Europe” si një investim shumë të rëndësishëm, i cili do të ndikojë ndjeshëm në krijimin e pavarësisë energjitike të Shqipërisë.

Drejtori Ekzekutiv për Europën i kompanisë amerikane CWP, Dimitar Enchev, deklaroi në aktivitetin promovues, të zhvilluar në 12 janar 2026 në Tiranë, se “projekti është vërtetë shumë ambicioz. 600 MW në një treg si Shqipëria nuk janë pak, nuk është fjalë e vogël”.

Sipas asaj që u deklarua në takim, projekti e parkut eolik në Tropojë me kapacitet të instalaur 600 MË është pjesë e një strategjie më të gjerë rajonale, që përfshin edhe projektin Montechevo 400 MË në Mal të Zi, me energji diellore dhe ruajtje baterish, në kuadër të një investimi total prej mbi 1,1 miliard euro.

Kompania amerikane, pa investime në SHBA

Në vitin 2007 u krijua shoqëria “CWP Global”, me dy degët e saj kryesore, “CWP Europe” dhe “CWP Terra”.

Linja “CWP Europe”, sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të internetit të shoqërisë, është e fokusuar në kryerjen e investimeve në disa shtete të Europës, përfshirë Serbinë, Malin e Zi dhe tashmë, edhe Shqipërinë.

Ndërsa linja tjetër, “CWP Terra” është e fokusuar në realizimin e projekteve për energjinë e rinovueshme në Australi, Afrikë dhe në Amerikën e Jugut.

Të dhënat zyrtare tregojnë se kompania amerikane “CWP Global” e ka gjetur të gjithë tregun e investimeve të saj jashtë Shteteve të Bashkuara.

“CWP” është një kompani e regjistruar në shtetin amerikan, Dalaware, e njohur edhe si “parajsë fiskale”. Pronari fundor i saj është Marc Crandall, një amerikan rezident prej vitesh në Serbi dhe i lidhur me njerëz të pushtetshëm të Beogradit.

Crandall është pronar i disa kompanive të tjera, mes të cilave edhe “Continetal Winds”, një filial serb i shoqërisë “Raselta” të tij, e regjistruar në Slloveni. Disa vite më parë, “Continental Winds” e Crandall kishte si drejtoreshë të përgjithshme Ana Bërnabic, e cila më vonë u emërua si kryeministre e Serbisë nga Presidenti Aleksandër Vuçiç.

Hije dyshimi mbi përfaqësuesin shqiptar

Projekt-idea për ndërtimin e një parku eolik në Tropojë u prezantua për herë të parë publikisht në vitin 2023.

I Ngarkuari me Punë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në atë kohë, David Wisner, publikoi një postim në profilin zyrtare të Ambasadës në Tiranë, për takime me disa përfaqësues të investitorëve.

Takime të shkëlqyera biznesi këtë javë! I Ngarkuari me Punë David Wisner dhe zyrtarë të Ambasadës u takuan me Presidentin në largim të Dhomës Amerikane të Tregtisë Enio Jaco për ta falënderuar për përpjekjet e tij për të forcuar lidhjet e biznesit SHBA-Shqipëri, takuan drejtuesë të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për të diskutuar mbi 200 milionë dollarë investime të tyre në Shqipëri, si dhe me zyrtarë të kompanisë amerikane të energjisë së rinovueshme CWP për të diskutuar planet e tyre emocionuese për një projekt të madh për energji nga era dhe dielli në veri të Shqipërisë”, shkroi, ndër të tjera, Ëisner në 29 shtator 2023.

Në takimin e mbajtur më 26 shtator 2023 në ambientet e ambasadës amerikane, ekipi i CWP në Shqipëri, me përfaqësues Elvin Guri, Pëllumb Kallaba dhe Ivan Lozanov prezantuan projektin e tyre të energjisë hibride të rinovueshme në verilindje të vendit.

Emri i sipërmarrësit shqiptaro-bullgar, Elvin Guri, u shfaq për herë të parë publikisht rreth 7 vjet më parë.

Në 16 janar 2019, grupi “OTE” njoftoi shitjen e aksioneve të kompanisë telefonike shqiptare “Telekom Albania” (sot “One Albania”) tek shoqëria bullgare “Albania Telekom Invest AD”, me pronarë Elvin Guri dhe Spas Roussev. Tre vjet mw pas, ata e shitwn kompaninw telefonike shqiptare tek grupi hungarez, “4Gi”.

Ortaku “problematik” i Gurit

Spas Roussev, ortaku i Elvin Gurit, ishte një biznesmen shumë kontrovers bullgar. Roussev besohet të jetë një nga bullgarët më të pasur, për të cilin mendohet se e ka vendosur pasurinë e tij menjëherë pas regjimit komunist.

Ai ka qenë në vitet 1991-1992 këshilltari i presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Zhelio Zhelevit, dhe më vonë edhe i mbretit të fundit të vendit e njëkohësisht kryeministrit të viteve 2001-2005, Simeon Sakse-Koburg-Gothe. Sipas mediave vendase, Roussev, i cili jeton në Londër që nga viti 1991, i prezantoi Sakse-Koburg-Gothe disa profesionistë financiarë bullgarë nga qyteti i Londrës, të cilët më vonë u bënë anëtarë të qeverisë.

Kompania bullgare e telekomunikacionit, tani e njohur si Vivacom, u privatizua gjatë mandatit të tyre në detyrë. Vetë Roussev nuk ka qenë kurrë aktiv në politikë pasi interesat e tij gjithmonë kanë qenë të lidhura me telekomunikacionin; ai është bashkë-themelues dhe drejtues i një prej kompanive më të suksesshme të TI në Bullgari, TeleLink, e cila në vitet e fundit ka fituar një sërë ofertash publike me vlerë të majme.

Biznesmeni njihet në Londër edhe si filantrop. E megjithatë, Roussev është mjaft i rrethuar nga polemikat. Ai shpesh herë është etiketuar si “oligarku i krahut të djathtë” dhe “kardinali gri” në qeverinë e Saxe-Koburg-Gothes, si dhe është akuzuar për lidhje të mëhershme me disa figura nga krimi i organizuar bullgar si Ivan Todorovi, Vasil Bozhkovi dhe Petrovi.

Pas një tentative të dështuar për vrasjen e Todorovit në prill 2003, kur makina e tij shpërtheu në një rrugë të Sofjes, një fotografi u gjet ndër të tjera në mjetin e sulmuar. Publikimi i saj në media shkaktoi tronditje në të gjithë Bullgarinë.

Në fotografi, Todorov shihej në jahtin e Roussevit sëbashku me Petrov, i cili është dënuar për më parë për pastrimin e 26 milionë eurove; me Velçevin, ish ministrin e Financave në qeverinë e Sakse-Koburg-Gothes; Miroslavin Sevlievskin, ish-ministrin bullgar të Energjitikës; Lyubomir Minchev dhe gruan e këtij të fundit Maria Oprenova.

Pak ditë pas jehonës që mori ngjarja dhe fotografia, Roussev pranoi se ai i kishte ftuar personat e sipërpërmenduar personalisht në bordin e jahtit dhe më pas kërkoi ndjesë për problemin që mund t’u kishte sjellë. Në vitin 2010, Roussev pranoi gjithashtu se kishte rregulluar një takim midis mafiozit Todorov dhe kryeministrit bullgar Bojko Borisov, i cili ishte në atë kohë sekretar kryesor i Ministrisë bullgare të Punëve të Brendshme.

Marrë nga Beldnews.al

Share This Article